Një zjarr ka përfshirë një pikë mbushjeje të bombolave të gazit në qendër të kryeqytetit.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një pikë në rrugën “Myslym Shyri”.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje, ndërsa nuk dihen rrethanat e incidentit apo edhe dëmet e shkaktuara.
Shkak për zjarrin dyshohet rrjedhja e gazit nga një prej bombulave.
Zarri ka rënë shumë pranë një pallati, ndërkohë ngjitur ka edhe automjete, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.