Edhe dy studentë shqiptarë në vatren e gripit kinez…

0
151

Në një prononcim për Top Channel, Selim Belortaja ambasador i Shqipërisë në Kinë tregon për numrin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në qytetin Wuhan, epiqendra e gripit që deri më tani i ka marrë jetën 41 personave.
Në një komunikim me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu,  Ambasadori Belortaja tha se në “ dijeninë tonë,  në Wuhan janë 4 studentë shqiptarë. Për fat 2 prej tyre janë jashtë (një në Shqipëri e tjetri pat lëvizur në  një tjetër provincë). Nga ata  dy, vetëm një vajzë na ka kontaktuar dhe nuk është e infektuar në dijeninë e saj”.

Ne thotë ambasadori Belortaja  sigurisht i thamë të kontrollohet.

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë theksoi se “ regjimi i trajtimit të kontrollit është shumë i rreptë dhe i step njerëzit, plus që i rrezikon pritja në radhë me njerëz potencialisht të infektuar”./tch/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here