Ndahet nga jeta mjeku që kuronte koronavirusin…

0
158

Numri i të vdekurve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit të ri po vazhdon të rritet. “Numri i viktimave që kanë humbur jetën ka arritur në 41. 39 prej tyre ishin në Provincën Hubei qendrore të Kinës, një në provincën Hebei në veri të Kinës dhe një në Provincën Heilongjiang të veri-lindjes së Kinës,” shkruan agjensia e lajmeve Xinhua.

Ndërkohë Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, bëri me dije se gjithsej ishin 1,287 raste të konfirmuara të pneumonisë të shkaktuara nga koronavirusi i ri (2019-nCoV), 237 prej të cilave ishin në kushte kritike.

 

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se, Liang Wudong, një mjek në Spitalin Hubei Xinhua i cili kishte qenë në vijën e parë të betejës për të ndihmuar pacientët e prekur nga virusi, ka humbur jetën. Mësohet se mjeku ishte rreth moshës 62 vjeç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here