Altin Goxhaj quan ‘oligark’ gazetarin e njohur: Këto janë 3 lëvizjet e reja që do mbrojnë pushtetin e Ramës

0
131

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në Fax News ku foli për çështjet më të përfolura të politikës dhe aktualitetit në Shqipëri.

Temë e kësaj fundjave ishte krijimi dhe angazhimi i disa lëvizjeve të reja që kanë prirje të bëhen pjesë e politikës në Shqipëri.

Goxhaj ka përmendur tre lëvizje që sipas tij janë Organizata Politike e Arlind Qorrit, Levizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë dhe Nisma Thurje.

Ai i konsideroi këto lëvizje si pjesë e establishmentit, që sipas tij i shërbejnë planit të Sorosit, ndërsa argumentoi se të trija janë me prirje të majta apo të majta ekstreme që mbajnë Edi Ramën në pushtet.

Ju përmendi alternativat e reja, cilat janë këto?

“Të gjitha janë në proces krijimi, janë alternative që ka filluar e majta siç është Soros, klani i brendshëm që po përgatiten për fushatën elektorale, që janë Nisma Thurje, Vetëvendosje, dhe Organizata Politike e Arlind Qorit por që i shërbejnë të majtës në ideologji, në formë. Janë skema të gatshme që iu vijnë me email dhe i lexojnë në ekranet e televizioneve. Shumë pranë lëvizjes marksiste është Vetëvendosje. Në thelb Organizata Politike dhe Vetëvendosje plotësojnë njëra-tjetrën, prezantohen si anti-establishment, por mbajnë të majtën në pushtet”.

Duke vijuar më tej, avokati tregoi se ata përfaqësojnë oligarkinë ndryshe nga sa akuzojnë biznesmenët, ndërsa argumentoi se nuk do të thotë të kesh para që të klasifikohesh si oligark, por shton ai, oligark është dikush që ka pushtet, influencë dhe rol për të luajtur, ndërkohë ka përmendur edhe një rast që sipas tij përbën tipin e oligarkut.

 “Këta përfaqësojnë atë oligarki që i ka sjellë, dhe nuk janë emra siç thonë ata të Samir Manes, që thonë njerëzit, por është Sorosi thelbësori që kontrollojnë shoqërinë, politikën, median etj. Jetojmë në një kohë tjetër, dhe nuk mund të thuash se një biznesmen i fuqishëm përfaqëson oligarkinë. Oligarku mund të jetë edhe qeveritari vetë që mund të jetë edhe biznesmen. A mund ta quash Blendi Fevziun oligark, po Blendi Fevziu është oligark, është pjesë e oligarkisë, nuk e mat pasuria oligarkinë por e mat pushteti, influenca dhe rolet që luajnë, e kanë ndërtuar këtë establishmet dhe rrjet të fuqishëm që janë maja e oligarkisë”, tha Goxhaj.

“Nuk ka luftë kurrë mes tyre, është vetëm teatër, Lulzim Basha është diversant i Sorosit që bashkë me kolonën e tij shkon gjithmonë në opozitarizmin e tij dhe dështon. Këta nuk janë shqiptarë, që kanë për qëllim largimin e shqiptaëve dhe presionet që opozita i bën mazhorancës janë jo për të realizuar ndonjë kauzë të saj por për të përmbushur qëllimet e Sorosit”, shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here