Historia rrëqethëse e gruas së braktisur nga burri: Më gjetën në rrugë dhe më morën. Kur lindi djali ma hodhën fajin mua

0
146

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, Luljeta ka treguar vështirësitë e jetes se saj, pasi u largua nga shtëpia e prindërve në drejtim të Greqisë.

Ka qenë vetëm 16 vjeç dhe në studio rrëfen se nëse nuk do kishte njohur babanë e fëmijëve të saj, nuk i dihet si mund t’i kishte shkuar jeta.

E takoi rastësisht në kufi dhe falë ndihmës së tij, Luljeta shkoi në Greqi dhe filloi të jetonte në shtëpinë e pronarëve të tij grekë. Koha kaloi dhe ata bënë dy fëmijë së bashku, por marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë. Asnjëherë nuk u martuan dhe problemet që i çuan drejt prishjes së lidhjes filluan menjëherë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre.

Ardit Gjebrea: Nuk shkoi gjithçka shkëlqyeshëm!

Luljeta: Erdha deri në Korçë pastaj mora rrugën për në doganë. Aty ishte shumë ftohtë, kishte rënë dëborë ishte koha shumë e keqe dhe po shihja mundësinë si mund të ikja në anën tjetër.

Ardit Gjebrea: E kishe pashaportën me vete?

Luljeta: Jo se kisha nxjerrë atëherë pashaportën!

Ardit Gjebrea: Larg qoftë të të ndodhte gjë ku do të gjenin ty? Kush është kjo?

Luljeta: E vërteta është se po mos më kishte gjetur personi që unë kam bërë fëmijën mbase nuk do isha sot.

Ardit Gjebrea: Ku e njohe?

Luljeta: Në kufi në Kapshticë njoha një djalë që ishte nga Vithkuqi i Korçës, jetonte në Greqi dhe po priste pronarët e vet që të vinin ta mernin me makinë. Në bisedë e sipër, ku po shkon? I thashë s’kam asnjë drejtim, thjesht dua të shkoj në Greqi. Ai tha po pres pronarët e mi, po nuk e di a do të marrin. Nuk i besova dhe aq mora rrugën vet, kalova nga mali dola në anën tjetër dhe po ecja në rrugë në këmbë.

Ardit Gjebrea: Pa ditur se ku po shkoje?

Luljeta: Jo! Nuk kisha dhe kthim… se kisha ikur nga shtëpia dhe kisha frikë pastaj të kthehesha.

Ardit Gjebrea: Imagjino prindërit çfarë stresi kanë kaluar!

Luljeta: Për 3 muaj kanë kaluar stres, se nuk e dinin se ku isha.

Ardit Gjebrea: Ku ishe ti dhe çfarë bëre gjatë kësaj kohe?

Luljeta: Unë po ecja në këmbë ishte natë dhe gjatë rrugës më gjeti personi që kisha folur në doganë. Më pa dhe u thotë grekëve: Ndalo ta marrim atë gocën. Ndaluan, më morën dhe që nga ajo ditë unë jetova në familjen e atyre grekëve. Punoja atje në atë shtëpi, pastroja. Ata më pagëzuan dhe më mbajtën tamam si fëmijën e tyre.

Ardit Gjebrea: Pra ti jetoje në shtëpinë e pronarit të?

Luljeta: Ishte pronari i babait që unë kam bërë fëmijët.

Ardit Gjebrea: Pse thua babai që kam bërë fëmijët, nuk e ke më?

Luljeta: Unë jetova pak kohë me të, bëra dy fëmijë, nuk u martuam dhe nuk jetojmë bashkë.

Më tej, Luljeta tregon se marrëdhënia e tyre ndryshoi pas ardhjes në jetë të djalit sepse ai lindi me sindromën Down.

Luljeta: Kur lindi Nikoja me sindromën Down të gjithë m’i hodhën fajet mua. ‘Bëre një fëmijë të sëmurë’. Më detyronin të gjithë ta lija në spital. Dhe aty filloi ajo ndarja, që të zgjidhja ose të lija Nikon, ose të vazhdoja jetën.

Ardit Gjebrea: Ama ja dha atësinë?

Luljeta: Asnjëherë s’jam kam lejuar unë!

Ardit Gjebrea: Çdo të thotë kjo?

Luljeta: Unë s’kam dëshirë që fëmijët e mi të marrin atësinë e dikujt që s’përpiqet për ata fëmijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here