Martin Henze: Soros, rezultate katastrofike në Shqipëri! Me autokratin Rama, Sorosi dhe djali i tij, shkojnë për darkë…

0
208

Martin Henze, Këshilltar Ekonomik pranë CDU-së, dhe një nga kritikët e ashpër të Kryeministrit Edi Rama, ka shprehur kritika të forta në drejtim të veprimtarisë së Fondacionit Soros në Shqipëri.

Henze i ka kthyer përgjigje një komenti në rrjet në lidhje me fondacionin e George Soros, ku theksohet “Fondacioni fuqizon aktorët e shoqërisë civile të realizojnë vizionet e tyre për një #Europe demokratike”.

Por Henze thotë se rezultatet e fondacionit janë katastrofike në Shqipëri si dhe shtron pyetjen nëse ky është qëllimi.

“George Sorros duhet të realizojë punë edukative në SHBA. Në Hungari, Shqipëri dhe Poloni, rezultatet e fondacionit janë katastrofike. A ishte ky synimi i Sorros? Me autokratin Rama, Sorosi dhe djali i tij, shkojnë për darkë. Kujdesuni së pari për amerikanët”, shkruan Henze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here