Në ditën kur tërmeti me madhësi 6.8 ballë goditi provincën Elazig të Turqisë, një grua solli në jetë fëmijën e saj.
Gazetarja Shpresa Dine raporton për BË se ngjarja ndodhi në një klinikë private në Elazig. Gjinekologu dhe mamitë mbetën të qeta dhe vazhduan të bënin punën e tyre. Njëra nga mamitë u kujdes për të porsalindurin.
“Unë nuk mund të lija nënën dhe foshnjën. Më duhej të qëndroja i qetë dhe të mos kisha panik për sigurinë dhe shëndetin e nënës, fëmijës dhe stafit. Për fat të mirë, edhe nëna, ashtu edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore ”, tha gjinekologu Nilai.
Video:
https://www.zougla.gr/kosmos/article/tourkia-genise-tin-ora-tou-sismou