Paralajmëron Spaho: Nëse s’ka zgjedhje pas reformës zgjedhore, opozita u kthehet protestave…

0
107

Nëse nuk do të caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore pas miratimit të reformës zgjedhore, opozita do t’ju rikthehet protestave masive.

Paralajmërimi ka ardhur nga nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, i cili ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar per 29-vjetorin e krijimit të PD-së në Mirditë.

“Protestat do të jenë rruga që do të na shoqërojë ne nëse pas 15 marsit nuk caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.”

Sipas Spahos, opozita është e angazhuar për të miratuar reformën zgjedhore brenda 15 marsit, shkruan Ora.

“Do të luftojmë që në 15 mars reforma zgjedhore të ketë përfunduar. Kjo është detyra jonë. Detyra e radhës është caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë’.

Edi Rama largohet përmes bashkimit dhe qëndresës, u shprehen përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

29-vjetori i Partisë Demokratike në Mirditë bëri bashkë themelues, kontribues e anëtare të kësaj force politike, ndërsa u kërkua angazhim maksimal i strukturave për tu përgatitur për zgjedhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here