Rrëzohet një tjetër avion me pasagjerë, dyshohet se…

0
139

Një aeroplan pasagjerësh është rrëzuar në lindje të Afganistanit.

Avioni mësohet se ka rënë në zonën Deh Yak të Ghazni, në jug perëndim të Kabul, tha një zëdhënës lokal për mediat lokale.

Avioni u rrëzua për shkaqe teknike, tha zëdhënësi.

Avioni fillimisht u raportua se i përkiste kompanisë “Ariana Airlines” por ata tani e kanë mohuar këtë.

“Avionët Ariana që janë larguar, kanë arritur në destinacionin e tyre dhe nuk janë rrëzuar”, tha një zyrtar për kompaninë ajrore. “Avioni që u rrëzua, pra, nuk i përket Ariana Airlines.”

Ndërkohe ende nuk ka të dhëna mbi numrin e të vdekurve ndërsa dyshohet se janë mbi 83 pasagjerë që po fluturonin me këtë avion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here