Sulmohet nga tre raketa ambasada amerikane në Bagdad, ka të plagosur…

0
144

Tre raketa kanë goditur ambasadën amerikane në kryeqytetin e Irakut, Bagadad, ditën e diel. Një raketë ka goditur kafiterinë e ambasadës derisa dy të tjera kanë rënë në një distancë të afërt, i ka thënë një burim agjencisë së lajmeve, AFP.

Sipas Reuters, tre persona janë plagosur, ndërsa deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë. Në raste të ngjashme, Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar fraksionet ushtarake të përkrahura nga Irani në Irak.

Kryeministri irakian, Adel Abdul Mahdi e ka dënuar sulmin, duke thënë se vazhdimësia e sulmeve të tilla “e shtyn Irakut drejt kthimit në fushëbetejë”.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë: “Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Irakut që të përmbushë obligimet e saj për të mbrojtur hapësirat diplomatike”.

Në sulmet e fundit janë sulmuar ose ambasada, ose baza ushtarake irakiane, nëpër të cilat ka staf të angazhuar amerikan. Iraku është përfshirë së fundmi në përshkallëzim të tensioneve që ekzistojnë mes SHBA-së dhe Iranit. Mes tjerash edhe për shkak të vrasjes së komandantit iranian, Qasem Soleimani nga forcat amerikane më 3 janar në Bagdad.

Forcat amerikane kanë vrarë edhe liderin e grupit militant, Kataib Hezbollah, Abu Mahdi al-Muhandis, që përkrahet nga Irani. Kleriku i fuqishëm fetar, Moqtada al-Sadr ka organizuar protesta kundër SHBA-së, me qëllim të rritjes së presionit për largim të trupave amerikane nga Iraku./ Burimi: REL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here