Vendi më i korruptuar në botë! Spahiu i përgjigjet Denajt: Shkaqet e mos rritjes ekonomike janë të tjera znj Ministre e unë po të rrëndis…

0
120

Ish- deputeti i LSI, Përparim Spahiu i është përgjigjur ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denajt, për një deklaratë se në vitin 2019 nuk pati rritje ekonomike për shkak të mbylljes së lojërave të fatit.

Spahiu thotë se me mbylljen e tyre, humbësi i vetëm ishin ata që kishin vesin e bixhozit, por ndërkohë fitonte Ministria e Financave, ndërtuesi, banka etj. Me mbylljen e tyre ai që kishte vesin e bixhozit mund të blinte një shtëpi ose edhe me kredi.

Ai shprehet se në të dy skenarët e thjeshta deklarata e ministres nuk justifikohet por ai i rendit arsyet e vërteta sipas tij pse nuk pati rritje ekonomike për 2019 ku akuzon qeverinë për korrupsion dhe pengimin e investimeve të huaja në vend.

Postimi i plotë i Përparim Spahiut

E pabesueshme të dëgjosh nga Ministrja e Financave që nuk patëm rritje ekonomike pasi mbyllëm lojrat e fatit.

Zonja Ministre, nëse dikush nuk humbet lekët në lojra fati, nuk do të thotë që asaj familje i është ulur buxheti për konsum dhe nuk do të thotë që ekonomia përfiton më pak.

Prsh

Dikush humbet 100 mijë euro në lojra fati.

Fiton kompania, ministria juaj e financave, i punësuari, qiradhënësi.

Nëse ai nuk i humbet, mund të blejë nje shtëpi ku një pjesë e merr kredi.

Fiton ndërtuesi, prodhuesi i tullave, betonit, hekurit, të punësuarit në ndërtim, prodhuesi i dritareve, dyerve, hidrosanitare, pllaka a parket si dhe ministria juaj e financave. Fiton dhe banka që ka dhënë kredinë.

Duket se varianti i dyte ndikon më shumë në rritjen ekonomike por dhe kjo nuk është e vërtetë pasi dhe ata që përfitojnë në variantin e parë mund të blejnë një shtëpi.

Në të gjithë këtë histori humbësi i vetëm është ai që ka vesin të luaj bixhoz (gjithmonë financiarisht)

Shkaqet e mos rritjes ekonomike janë të tjera znj Ministre e unë po të rrëndis disa, si:

Vendi më i korruptuar në botë

Vendi me indeksin më të keq të të bërit biznes.

Vendi me investimet më të ulëta direkte në ekonomi.

Vendi ku një kryetar bashkie harxhon 200 mijë euro për kamera e drone propagande.

Vendi i vetëm në botë ku KM-ja ka televizion privat.

Vendi ku investitorë te huaj rrihen për vdekje.

Vendi ku ekonominë e tij e kanë mbërthyer pesë-gjashtë emra.

Shpresoj që kjo histori të mos vazhdojë shumë gjatë pasi nuk do të çuditem aspak që atë numurin 2.7 ta çoni “me sukses” në ZERO.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here