Vjedhje e hapur me Koncesionin e sterilizimit/ Mjeku Koni: Seti kushton 2.4 €, ne koncesionarit i paguajmë 190 €

0
123

Ministria e Shëndetësisë uli me 1.4 milion euro në 1 vit vlerën e koncesionit të sterilizimit, nga kjo kanë nisur sërish debatet për këto koncesione.

I ftuar në televizionin Ora, mjeku Artan Koni është shprehur se seti i sterilizimit kushtet rreth 2.4 euro, ndërkohë që qeveria shqiptare e paguan me 190 euro seti.

Koni, po ashtu ka krahasuar çmimet se sa kushton një set në vendet e tjera evropiane, ku sipas tij, pjesa më e madhe kap vlerën e 2-3 eurosh.

Artan Koni: Sterilizimi i një seti bëhej me 2.4 euro, kurse ne koncesionarit i paguajmë 190 euro. Thonë që këto lekë nuk kushtojnë vetëm për sterilizimin, por edhe për të blerë disa aparatura, por gjithsesi sido  që të jetë është një diferencë e madhe. Ndërkohë që në Gjermani sterilizimi i një seti kushton 0.8 euro, ose në Turqi kushton 1 euro, ne gjithë botën  rrahim te 1, 2, 3 euro, neve këtu na del 190 euro, sipas koncesionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here