Raportet mes Dukeshës së Sussex, Meghan Markle dhe babait të saj, Thomas, nuk kanë qenë të mira prej kohësh.
Madje, Thomas nuk e ka takuar asnjëherë nipin e tij Archie Harrison, ndërsa gjatë një interviste shprehet se do të bëjë çmos që të komunikojë me të bijën.
Për më tepër, ai ka kërcënuar dukeshën duke u shprehur se do të marrë masa nëse Meghan nuk do të kontaktojë me të pas intervistës së tij.
“Do të jap një intervistë dhe do të pres 30 ditë për një përgjigje. Nëse nuk do të marr përgjigje, do ta provoj me një tjetër intervistë. Eshtë e vetmja mundësi që kam.Pas kësaj interviste, nuk marr asnjë lajm prej askujt për 30 ditë, do ta provoj sërish. Nuk dua të ulem në dhomën e shtëpisë time për pjesën e mbetur të jetës dhe të pres që dikush të më përgjigjet.”- u shpreh ai.
Gjithashtu, babai i Meghan rrëfeu se ka komunikuar edhe me të ëmën e dukeshës, Doria-n, megjithatë sërish s’ka mundur të lidhet dot me të bijën.
Ndërkohë, Meghan Markle ende nuk ka reaguar pas këtyre deklaratave të të atit, ndërkohë që shijon jetën e saj të re në Kanada.