Kur opinion publik pret hetimin e dosjes së famshme 184 me përgjime të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë për blerje të votave, akuza vijon pin-pongun për kompetencat.
Pasi u mësua se kjo dosje u mbajt që nga korriku i viti që lamë pas, në sirtaret e organit të akuzës së Dibrës, prokuroria e këtij qyteti ia ka dërguar SPAK-ut dosjen. Por ditën e sotme SPAK vendosi të shpallë moskompetencën, duke mos pranuar asnjë akt hetimor për të dhe ka vendosur ridërgimin e dosjes në Dibër, edhe pse kjo e fundit kishte shpallur moskompetencën para 5 ditësh, më 22 janar.
Por çfarë është dosja 184?!
Dosja 184 janë hetimet e Prokurorisë lidhur me pretendimet për krime zgjedhore të kryera nga mazhoranca gjatë zgjedhjeve vendore në Dibër.
Jehona për dosjen u bë më e fortë në kulmin e krizës politike në vend, ndërsa gazeta gjermane “BILD” publikoi përgjimet audio, ku përfshiheshin emrat e ministrave, deputetëve socialistë, zyrtarëve vendorë dhe të policisë lokale. U publikuan biseda të kryeministrit Rama, ish- ministrave Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri si dhe Ulsi Manjës me përfaqësues të PS në Dibër Arben Keshi, por dhe lidhja e këtij të fundit me votuesit.
Por karikaturisti i njohur s’mund të i anashkalonte pa i komentuar ngjarjet e sotme, për këtë arsye ai ka goditur sërish me karikaturën mjaft “therësë”. Në fotografinë e mëposhtme duket kryeministri Edi Rama duke mbajtur gjithë anëtarët e SPAK, pra duke nënkuptuar që ai i kontrollon të gjitha organet në Shqipëri.
STANDARD.AL