Një çift kinez është ndaluar në Durrës. Ata kishin mbërritur në Shqipëri përmes portit të Durrësit dhe i janë nënshtuar kontrollit mjekësor për të verifikuar nëse kanë qenë të infektuar me koronavirusin e ri.
“Ora news” informon se ndalimi i tyre për të kryer verifikimet është bërë të shtunën e kaluar. Pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se çifti ishte i pastër dhe nuk ishte infektuar. Ata kishin 3 muaj që udhëtonin nëpër Europë përpara se të vinin në Shqipëri. Pas kontrolleve mjekësore janë lënë të lirë.