Tërmeti i sotëm është ndjerë fuqishëm, por teksa IGJEUM lajmëron paraprakisht se lëkundjet kanë qenë 4.8 ballë me epiqendër 3 km në Veri të fsahtit Bubq, paraprakisht u raportuar nga EMSC se lëkundjet kanë qenë 5.5 ballë me epiqendër në Hamallaj.
Ndërkohë sizmiologu Edmond Dishi në një lidhje telefonikepër Fax News ka thënë se nuk ka vend për panik, duke argumentuar se kjo është pasojë e tronditjes së fortë të 26 Nëntorit dhe si e tillë konsiderohet si paslëkundje.
Gjithashtu ai tha se priten lëvizje të tjera sizmike por më të lehta duke shtuar se nuk kanë lidhje me tërmetet në Turqi dhe Greqi