Presidenti Trump sulmon ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare Bolton: Po ta kisha dëgjuar, sot do ishim në Luftën e 6-të botërore

0
107

Presidenti Donald Trump ndërmori sot sulmin më të ashpër deri tani ndaj ish-këshilltarit të tij të sigurimit kombëtar John Bolton, i cili në një dorëshkrim të librit të tij ende të pabotuar, thotë se Presidenti Trump luajti rol qendror në fushatën e presioneve me motive politike ndaj Ukrainës.

Presidenti Trump tha në Twitter se vite më parë zoti Bolton “nuk mori  miratimin si ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara dhe që nga ajo kohë nuk merrte dot miratim për asgjë.” Ai, ,shkruan presidenti Trump, “më lutej për një post që të mos kërkonte miratimin e Senatit.”

“Nëse do të kisha dëgjuar atë, shkruan Presidenti, ne do të ishim sot në Luftën e Gjashtë Botërore.”

Presidenti Trump shkruan se zoti Bolton, i cili e la postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare në shtator, “menjëherë pas kësaj shkroi një libër të pandershëm dhe të pavërtetë me informacione të klasifikuara. Si mund ta bëjë dikush këtë?” – pyet Presidenti.

Siç njofton gazeta Nju Jork Tajms, në dorëshkrimin e tij, zoti Bolton  kundërshton versionin e dhënë nga Presidenti Trump për çështjen e ndihmës ushtarake prej 391 milion dollarësh ndaj Ukrainës. Sipas gazetës, ai thotë se presidenti e bllokoi ndihmën deri sa Ukraina të fillonte hetimet ndaj ish-nënpresidentit Joe Biden dhe të birit të tij Hunter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here