Rey Manaj thirret në ekipin e parë të Barcelonës, stërvitje në krah të Messit

0
205

Me Luis Suarez të dëmtuar, me Ousmane Dembéle të padisponueshëm ende, me Carles Perez në Romë dhe Abel Ruiz në Bragë, lista e sulmuesve të Barcelonës është reduktuar në minimumin e mundshëm.

Sot për sot, trajneri Quique Setien ka vetëm tre sulmues në skuadrën e parë: Leo Messi, Antoine Griezmann dhe 17-vjeçarin Ansu Fati.

Për këtë arsye, trajneri i katalanasve pritet që për ndeshjen e ditës së nesërme të Kupës së Mbretit të grumbullojë Rey Manajn, sulmuesin 22-vjeçar të kombëtares kuqezi.

Ditën e sotme, Manaj është thërritur që të stërvitet me ekipin e parë, shenjë kjo që me shumë mundësi edhe do të grumbullohet. Ndeshja e Kupës së Mbretit ndaj Leganes është kështu mundësia më e mirë që Rey Manaj të shkruajë historinë si futbollisti i parë shqiptar që luan për Barcelonën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here