Që pas tërmetit të datës 26 nëntor, me mijera paslëkundje janë ndjerë këto dy muaj, duke shkaktuar vazhdimisht frikë dhe panik te qytetarët.
Mbrëmjen e kaluar një tjetër tërmet i fuqishëm tronditi vendin, me magnitudë 4.9 ballë dhe thellësi 7 km, me epiqendër 3 kilometër në veri të fshatit Bubq, duke rizgjuar sërish pasiguri tek banorët.
Sizmiologu Edmond Dushi u shpreh se që pas goditjes së 26 nëntorit, tërmetet nuk kanë reshtur së rëni në zonën e Durrësit.
“Ka qenë 4.9 i shkallës rihter sepse nuk mund ta identifikojmë ballë. Nuk kemi një përiudhë pause, sepse nuk kanë reshtur së rëni tërmete që nga data 26 nëntor. Kjo nuk do të thotë se të gjithë pasgoditjet janë të ndjeshme. Në rast se kalon 4 atëherë janë të ndjeshme. Praktikisht aktiviteti është në vazhdimësi, asnjeherë nuk është ndërprerë. Ne vijojmë të regjistrojmë një aktivitet të dendur sizmik”.
A janë të lidhura termtet me njëri-tjetrin në botë?
Është një dukur ciklike. Nuk kanë një lidhje të drejtpërdrejtë. Çdo njëra prej këtyre pikave kanë ciklin e tyre sizmik dhe këto lidhen me një sistem global të lëvzije së pallakve tektonike, por kjo nuk do të thotë që ja përcjellin energjinë njëra-tjetrës. Nuk ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me njëri-tjetrin.
Çfarë duhet të bëjmë kur bie tërmet?
E para është se ne duhet ta kemi të qartë dukuria është fraksion sekontash dhe është e vështirë të reagosh në mënyrë gjithëpërfshirëse. Duhet të zgjedhësh vendet më të sigurta ku jeton. Evitoni ashensorët, shkallët. Nuk duhet të rrish poshtë banesës, por të gjesh vende të hapura. Duhet të rrish në një vend më të hapur./ Fax news