Detaje të reja/ U nis nga Greqia/ Misteri i skafit të braktisur në Vlorë…..

0
124

Detaje të reja zbardhen lidhur me skafin e gjetur në Vlorë.

Operacion i përbashkët mes Policisë së Shtetit, Frontex-it, GDF-së dhe rojës bregdetare, për gjurmimin dhe ndjekjen e dy mjeteve lundruese gomone që ishin nisur nga shteti grek, në drejtim të brigjeve shqiptare.

Burime zyrtare nga Policia bënë me dije se, ditën e djeshme rreth orës 16:00, pas informacionit të marrë se dy mjete lundruese tip gomone ishin pikasur në Korfuz nga avioni i Forntex-it, duke lundruar drejt ujërave shqiptare, menjëherë janë vënë në lëvizje të gjitha shërbimet policore nga uji, toka, po ashtu edhe nga ajri.

Ky operacion ka vijuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë, Delta Forcë dhe Guardia di Finanza, roja bregdetare, si dhe nën koordinimin orientues të QNO Durrës,  duke  mbajtur kontakte edhe me avionin e Frontex-it që kryente ndjekjen nga ajri, me qëllim bllokimin e mjetit dhe kapjen e bordit që drejtonte gomonen.

Gjatë ndjekjes, një mjet lundrues është kthyer përsëri në ujërat greke, ndërsa mjeti tjetër lundrues tip gomone me 3 motorë të llojit “Yamaha”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke përfituar nga kushtet atmosferike dhe errësira e natës është braktisur nga ekuipazhi, pranë vendit të quajtur “Plazhi i Vjetër” Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet nuk është gjetur asnjë send apo material i kundërligjshëm. Gjithashtu, nga të dhënat paraprake të avionit të Frontex-it që ka kryer ndjekjen nga ajri në bordet e gomoneve nuk janë konstatuar sende të tjera, përveç bidonëve me karburant.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, njoftoi Policia.

***

Bllokohet një skaf 10 metra i gjatë në plazhin e vjetër

Policia kufitare ka bllokuar mëngjesin e sotëm një skaf rreth 10 metra të gjatë në “Plazhin e Vjetër” në Vlorë, pranë Pyllit të Sodës.

Policia dhe roja bregdetare të mbërritura në vendgjarje kane nisur verifikimet rreth rastit.

Nuk dihet ende motivi se përse është bllokuar mjeti lundrues, por dyshohet se mund të jetë i braktisur.

Nuk përjashtohen dyshimet se mjeti përdorej për trafik narkotikësh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here