Nga: Armir Shkurti
JO ERION VELIAJ!
E vendosi në Bashkinë e Tiranës Edi Rama për të vazhduar çka kish nisur. Dhe Lali me zell të madh e tejkaloi ustain.
Pa iu dridhur qerpiku ka deklaruar në media krenarinë e tij për lidhjet me Soros.
Ky me grupin e tij, si grami, hynë në arën me grurë socialiste dhe e pushtuan atë arë. Sot , në emër të socialistëve, këta parazitë thithin çdo grimë ushqim dhe oksigjen që ka ky vend e ky popull , duke e çuar drejt asfiksisë dhe vdekjes së sigurt.
Projekti që po zbatohet sot, për varfërimin, copëzimin dhe faljen e këtij vendi tek oligarkët ka një CEO. Dhe ky është Bob Ndërtuesi në këtë foto!
S’është as më pak e as më shumë veçse kthim në vendin e krimit! Rrënuesi shfaqet me petkat e ndërtuesit! Imazhi që me kaq para e mund është përpjekur të ndërtojë për vete e mbi të gjitha të përpiqet t’ua kojë si bebeve shqiptarëve naivë që mahniten nga këto pamje e thonë: “Ore thuaj ç’të duash, por ai punon”!
Ky është një ndër kalorësit e apokalipsit për këtë vend! Kur zjarri e kazma të përfshijë shtëpinë tënde mos qaj e ulëri, se je i paralajmëruar!
P.S: Thashë “shtëpinë tënde” se po të thoja “kur të përfshijë shtëpinë e komshiut a të të vëllait” me të dyja këmbët e para do ta votoje!