Një avion turk po niset drejt Kinës për të evakuuar qytetarët turq nga qyteti Wuhan, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit vdekjeprurës në Kinë. Mes personave që do të evakuohet raportohet se është edhe nje shtetas shqiptar.
Bëhet fjalë për 34 shtetas turq, një shqiptar, si dhe shtetas gjeorgjian dhe azerbajxhanas. Avioni do të transportojë njerëzit e bllokuar në Wuhan me kërkesën e tyre për t’u kthyer në Turqi pas analizave të hollësishme shëndetësore në kushte karantine./ Anadolu Agency