Sporti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare ish-futbollisti shqiptar

0
182

Është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta ish-futbollisti i njohur i Elbasanit, Konstadin Rama, i cili mbahet mënd nga të gjithë edhe për faktin se ishte lojtar i formacionit bazë të ekipit Labinoti, që u shpall kampion në edicionin 1983-1984.

Rama ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare në shtetin fqinj të Greqisë ku edhe kishte emigruar bashkë me familjen e tij prej disa kohësh, teksa mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai ka patur një karrierë të suksesshme si futbollist dhe pas shkëputjes nga sporti së bashku me familjen emigroi në shtetin fqinj të Greqisë.

Ish-futbollisti mbetet mes atyre që kanë kontribuar në shpalljen kampion të ekipit të futbollit të qytetit të Elbasanit që kulmin e sukseseve deri në atë kohë e shënoi fitorja e kampionatit kombëtar të futbollit, pikërisht në 13 Maji 1984 në ish-stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në ndeshjen Partizani – Labinoti 1-2, ku Labinoti u shpall kampion një jave para përfundimit të kampionatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here