Frika nga koronavirusi i rrezikshëm kinez që po përhapet me shpejtësi ka përfshirë mbarë botën.
Të marrësh masa për të parandaluar ndonjë kontakt të mundshëm me këtë virus të rrezikshëm është e domosdoshme.
Këtë gjë ka bërë edhe ish-ministria e Integrimit Majlinda Bregu teksa ka fluturuar drejt Berlinit. Bregu është fotografuar teksa në fytyrë ka vendosur një maskë kirurgjikale.
“Drejt Berlinit me mas(k)a sigurie”, shkruan vetë Bregu në foto.
Aeroportet janë pikat më të nxehta të shpërndarjes së virusit kinez.
Ndërsa së fundmi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencë globale për shkak të këtij virusi.