Ish deputeti i PS “shuplakë” Ramës dhe Mamaqit: As Ermal MF as padroni i tij karagjozi i pacipë…

0
269

Ish-deputeti i PS, Taulant Dedja ka reaguar ashpër për filmin e Ermal Mamaqit dhe për pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në “I Love Tropoja”.

Dedja thotë se e do vërtet Tropojën dhe me krenari i thotë çdokujt që është nga ai qytet verior, që e krahason me Zvicrën për nga bukuritë natyrore.

Politikani deklaron se koha që kam kaluar në atë vend të mrekullueshëm në vitet e vështira 1997-1999 dhe mikpritja e veçantë e atyre që jetojnë atje, miqësia e ofruar pa kushte dhe çdo gjë që kujton prej asaj kohe, e bën ta thotë me zë të lartë: “Po, edhe unë ndihem tropojan dhe e dua vërtetë Tropojën!”

 

Nga Taulant Dedja

Sa herë e sjell rasti të takohem me dikë nga Tropoja që nuk e njoh dhe nuk më njeh i shprehem edhe unë kam origjinë prej andej. Koha qe kam kaluar atje në atë vend të mrekullueshëm (që për nga bukuritë natyrore krahasohet me Zvicrën) në vitet e vështira 1997-1999 dhe mikpritja e veçantë e atyre me të cilët punova dhe bashkëpunova atje, miqësia e tyre e ofruar pa kushte dhe çdo gjë që kujtoj prej asaj kohe unikale më bën sërish ta them me zë të lartë: Po, edhe unë ndihem tropojan dhe e dua vërtetë Tropojen!
Vlerat Tropojës nuk ja vë dot në diskutim as Ermal MF as padroni i tij karagjozi i pacipë Edvin Rama, kryeministri më skandaloz i historisë së shtetit shqiptar. Në fakt Ermal MF nuk do ta kish bërë pa lejen e padronit të tij atë krijim paçavure që kurrë nuk mund të krahasohet me “Kapedanin” apo “Çiftin e lumtur”. Ndaj dhe gishti duhet drejtuar te Edvini. Jam i sigurt që Tropoja do sjellë tash e tutje fundin e pashmangshëm të regjimit bastard që instaloi Edvin Rama!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here