Arben Malaj, ish-deputet dhe ish-ministër i PS-së, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se dekriminalizimi i vendit duhet të ketë si prioritet politikanët që toleruan bashkëpunimin me bandat e drogës dhe bizneset që përdorët para kriminale.
Malaj shkruan se ky është prioritet jetik që Shqipëria të mos jetë një shtet ku gjithçka e kontrollon droga e paraja kriminale në politikë dhe ekonomi.
“Metastazat e kësaj sëmundje vdekjeprurëse janë përhapur aq shumë sa e vetmja zgjidhje është pastrimi me prerje i pjesëve të kalbura, duke filluar me politikanët dhe bizneset që i kanë përdorur paratë kriminale të drogës për pushtete abuzive në politike dhe ekonomi”, shkruan Malaj.
Postimi nga Arben Malaj
De-kriminalizmi i vendit, politikanët që toleruan dhe bashkëpunimi me bandat e drogës dhe nga biznesmenët që përdoren para kriminale – është prioritet jetik që Shqipëria të mos jetë një shtet ku gjithçka e kontrollon droga e paraja kriminale në politikë dhe ekonomi.
Metastazat e kësaj sëmundje vdekje prurëse janë përhapur aq shumë sa e vetmja zgjidhje është pastrimi me prerje i pjesëve të kalbura, duke filluar me politikanët dhe bizneset që i kanë përdorur paratë kriminale të drogës për pushtete abuzive në politike dhe ekonomi.
Ne ishim një grup kolegësh dashamirës dhe përgjegjës përballë vendit tonë që shpesh jemi munduar të paralajmërojmë dhe sensibilizojmë për pasojat tragjike të tolerimit të aktiviteteve kriminale.
Në tetor 2016 do të theksoja se “është hera e dytë pas 1997-s që shqiptarët investojnë masivisht në biznese kriminale, të cilat prodhojnë të ardhura të përkohshme, por me kosto të rënda sociale afatmesme dhe afatgjata. Pas pak viteve, kur të kthejmë kokën pas, investimi i parave dhe fuqisë punëtore në këtë aktivitet do të rezultojë një investim varfërues dhe me shumë viktima”.