Kryeministri Edi Rama publikoi ditën e sotme në rrjetet sociale një video ku shfaqeshin efektivët e “Forca e Ligjit” duke u stërvitur, pasi sipas tij të hënën do të dalin në terren për të zbatuar Ligjin Special “Anti-KÇK”.
“Pas 6 muajsh trajnimesh të specializuara dhe stërvitje me ngarkesë të lartë fizike del në terren, për të zbatuar Ligjin Special “Anti-KÇK”, për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar”- shkruante Rama ku shfaqeshin efektivët duke bërë pompa.
Mirpo pas kësaj video, gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar stërvitjen e efektivëve duke i dhënë një ide për shkëmbim eksperience me Korenë, pasi atje ushtrimet e forcës i bëjnë dyshe.
“Shkëmbim eksperience
Në Kore, njësia speciale, ndryshe nga forcat tona i bëjnë ushtrimet e forcës dyshe.”- shkraun Dylgjeri bashkë me një foto ku ilustron postimin.