“Anti-KÇK-ja, Vetting për të “eliminuar” gjyqtarët”, Lubonja ‘plas’ deklaratën e fortë: U liruan kriminelët e lidhur me Ramën

0
139

Analisti i njohur, Fatos Lubonja, i ftuar në “Opinion”,  News24, komentoi paketën “Anti-KÇK”, që ka nisur sot punën për goditjen e krimit të organizuar.

Duke e cilësuar si një lëvizje të frikshme të kryeministrit Edi Rama, analisti Lubonja tha se ai po bën një Vetting të shpejtë për të “eliminuar” dhe kërcënuar gjyqtarët.

“Në qoftë se Reforma në drejtësi nënkuptonte Vettingun e gjyqtarëve, atëherë mua më del që nuk i mjafton këtij ai Vettingu i kontrolluar, por i duhet një Vetting më i shpejt për të bërë propagandë, për të eliminuar dhe kërcënuar gjyqtarë”, tha analisti.

Më tej, Lubonja u shpreh se njerëzit e paketës “Anti-KÇK”, që u prezantuan nga Rama, dhe që shfaqeshin me syze të zeza e kapuça, janë thjesht instrument për të frikësuar këdo që nuk i nënshtrohet këtij autoritarizmi, këtij individi, që po bën një lojë të rrezikshme.

“Rama iu thoshte atyre me syve të zeza e kapuç se ju jeni forca shpëtimtare nga e keqja. Është e frikshme, sepse janë kapërcyer të gjithë kufijtë. Këta njerëz, pse qenkan të ndershëm këta, dhe nuk qenkan gjyqtarët? Këta janë thjesht instrument për të frikësuar këdo që nuk i nënshtrohet këtij autoritarizmi, këtij individi, që bën një lojë të rrezikshme.

Pyetja e parë që shtrohet është kjo “Erdhi koha që të luftojmë krimin”, po, pse çfarë ke bërë ti nga 2013? O na thuaj që ka dështuar Vettingu dhe unë po bëj diçka super vettingun, ose na e shpjego, pse duhet kjo. Ato nuk shkojnë paralelisht, sepse janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Ne kemi kërkuar drejtësi të pavarur nga politika, ndërsa kjo reforma e çon gjykatën, njerëzit e SPAK, te ministri i Brendshëm, ndërkohë që kemi pasur dy ministra të Brendshëm të Ramës të lidhur me krimin. Kemi një rritje galoponte të krimit në Shqipëri në kohën e Ramës.

Mjafton të shohim ndërtimet, ku lejet janë dhënë nga vetë këta, që gjoja na bëjnë KCK. Kryeministrin e kishte shqetësuar fakti se gjykatësit kanë liruar ca kriminelë. Po kush janë këto kriminelë? Ata që kanë vjedhur votën, bashkë me kryeministrin. E bën ky për të mbuluar këto lirime të këtyre njerëzve, që i ka pasur bashkëpunëtorë partia e tij, apo e bën për të bërë një lloj presioni ndaj gjykatësve, që mendon ende se nuk i ka. Kjo është për t’u parë, por asgjë të mirë nuk ka këtu, veçse rritje të banditizmit të shtetit të kapur dhe pamja më e tmerrshme ishte e atyre me syve të zeza, që na nxori”, deklaroi Lubonja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here