Heroina në Has e fshehur në pllaka mermeri, SPAK mbyll hetimet…

0
149

Heroina e sekuestruar në fshatin Brenogë të Hasit, dërgohej në laborator në pllakat e mermerit të tregtuar nga Irani në Kosovë me kalim tranziti në Shqipëri. Në këtë përfundim ka arritur Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, e cila ka mbyllur tashmë hetimet dhe e ka dërguar çështjen për gjykim.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se i pandehuri Admir Hoxha ka pritur dhe takuar dy shtetas turq dhe një shtetas kosovar, konkretisht shtetasit Iskender Sale, Nedjet Cesuroglu (alias Lavdim Nimani) dhe Xhemal Shala, tek hoteli i tij në Rinas, Tiranë dhe pas këtij takimi janë nisur me një furgon për në Kukës.

Në dosjen e siguruar nga “BalkanWeb” thuhet se nga aktet e administruara në lidhje me evidentimin e faktit penal të konstatimit të laboratorit të prodhimit të lëndëve narkotike të llojit heroinë në Brenogë, rezulton se është i njëjti mekanizëm veprimi i bashkëpunëtorëve në prodhimin e lëndës narkotike të llojit heroinë duke trafikuar fillimisht nga jashtë shtetit në Shqipëri lëndën e parë për prodhimin e heroinës, që siç rezulton të provohet, atë e sillnin duke e fshehuar në pallakat e mermerit të tregtuar nga Irani në Kosovë me kalim tranziti në Shqipëri, ku bashkëpunëtorët kishin krijuar hapësira mes pllakave të mermerit duke e fshehur lëndën narkotike në to.

Në vijim, në dosjen e prokurorisë thuhet se pas prodhimit të lëndës narkotike, të llojit heroinë e realizonin trafikimin e saj nga Shqipëria për në Kosovë dhe vendet e tjera.

Bazuar  në akt ekspertimet e kryera si edhe përgjimet e bisedave mes të implikuarëve në këtë rrjet trafiku të lëndëve narkotike, SPAK kërkon dërgimin në gjyq për 25 të pandehur mes tyre, Astrit Balliu (alis Avdyli,Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala (alias Avdyli),  Gjevi Ndoka (alias Xhevahir), Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, Hajri Seferi, Orges Jahelezi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu, Saimir Gjepali, Mario Zeqiri (alias Edinjo), Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Ardit Gjyriqi, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini), Xhemal Shala, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Mustaf Shuti, Anila Shuti.

Laboratori i heroinës u zbulua në Brenog të Hasit në kuadër të operacionit “VolVo 4”, gjatë të cilit u goditën 4 grupe kriminale. Laboratori i heroinës në fshatin Brenog të Hasit, u zbulua në tetor 2018, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme heroine, çështja do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here