Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar në Facebook konferencën për shtyp të kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Parlamentit Evropian, Sassoli, dhe ngre pikëpyetje se pse në këtë konferencë nuk pati asnjë pyetje nga media lidhur mbi partneritetin e krimit me kryeministrin Rama në pushtet.
Postimi i plotë:
Në konferencën për shtyp të Edi Ramës me Presidentin e Parlamentit Evropian z. Sassoli, asnjë pyetje prej medias ndaj kryeministrit ;
* Përse dërgoi në Parlamentin Shqiptar me dhjetra të dënuar për trafik droge, vjedhje e përdhunime ?
* Përse caktoi në krye të pushtetit lokal të dënuar për trafik droge, rrëmbime dhe mashtrime ?
* Përse angazhoi në fushatë elektorale anëtarë të krimit të organizuar të grabisnin votat e shqiptarëve ?
* Përse futi përsëri e përsëri në krye të bashkive të vendit të dënuar në shtetet e Bashkimit Evropian ?
* Përse e rriti me 1200% trafikun e drogës vetëm brenda një viti ?
* Përse prokuroria italiane e antimafias është alarmuar nga trafiku u kokainës prej krimit të organizuar në Shqipëri përsëri në këtë vit ?
* Përse Shqipëria është renditur ndër 3 vendet më të korruptuara në botë ?
* Përse Shqipëria është renditur më e fundit në të gjitha treguesit në rajonin e Ballkanit ?
* Përse shqiptarët ikin çdo ditë nga vendi i tyre në një emoragji emigracioni pandalim ?
Në fund një pyetje e munguar edhe për Presidentin Sassoli, nga media !
* A mendon se dëmtohet interesi i popullit në Shqipëri duke avokatuar një kryeministër që ka këto rekorde ?
Natyrisht që gazetarët e lirë dhe të vërtetë nuk ishin lejuar në atë konferencë për tu bërë këto pyetje !!!!?