“Djegia e mandateve, veprim i detyruar”, Kryemadhi: Kjo qeveri godet dhe fut në burg qytetarët e thjeshtë dhe mbron oligarkët

0
170

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë një interviste televizive nga SHBA, sulmoi qeverinë e Edi Ramës, teksa tha se godet dhe fut në burg qytetarët e thjeshtë dhe mbron oligarkët.

Ndër të tjera, Kryemadhi foli dhe për vendimin ekstrem të opozitës për djegien e mandateve të deputetit, duke u shprehur se ishin të detyruar për një vendim të tillë.

“Djegia e mandateve ishte veprim i detyruar për të bërë një gjë të tillë. Pse? Sepse ne nuk na u la asnjë mundësi tjetër. Pra që t’i heq të gjitha kompetencat, të vendos në cep të murit dhe të godet. Dhe ti s’ke ku shkon. Dhe normalisht e vetmja mënyrë është o të largohesh nga ringu ose të dorëzohesh”, tha Kryemadhi.

Ju sot mbajtët një fjalim përpara simpatizantëve të LSI-së, ku i bëtë thirrje të gjithë përkrahësve tuaj që të mendojnë më tepër për vendlindjen e tyre dhe një ditë të kthehen në Shqipëri. Por çfarë u garantoni ju këtyre shqiptarëve që u larguan nga vendlindja, sepse ju jeni dhe opozitë e jashtme sot dhe jo e brendshme që të ndihmoni dhe përkrahni këta shtetas?

Kjo është në një këndvështrim që shikohet 10 orë larg me avion nga Shqipëria. Është për një këndvështrim të një shteti ku funksionojnë institucionet normalisht, në çdo vend që do të kishte Gjykatën Kushtetuese, në çdo vend që do të kishte Gjykatën e Lartë, do të kishte dhe një pushtet të kontrolluar dhe një balancim pushtetesh. Por një vend që ka 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese, një vend që ka 3 vjet pa Gjykatë të Lartë, në një vend ku ligjin e bën vetë kryeministri, një kryeministër i cili thotë që ligji është kështu siç e them unë, normalisht që roli i opozitës për të qenë fasadë dhe për të bllokuar problemet për t’u bërë prezente për shqiptarët, sigurisht që për rolin e asaj opozite nuk mendoj se shqiptarët kishin nevojë.

Largimi ynë nga Parlamenti sensibilizoi opinionin publik, bëri që opozita të ishte përfaqësuese e popullit shqiptar. Sepse këtu nuk ishte më problemi për të kënaqur ndërkombëtarët të cilët vendosnin dhe plotësonin formularët e tyre. Këtu ishte problemi për t’i kujtuar ndërkombëtarëve që këtu një pensionist që merr 70 dollarë në muaj pension dhe duhet të paguajë dritat, ujin, ilaçet, të ushqehet e të vishet, shkon në burg se nuk ka mundësi të paguajë 10 mijë lekë të vjetra energjinë elektrike, ndërsa një oligark që bën një xhiron prej 40 milionë euro në vit dhe vetëm tatimin e TVSH-së në shitje duhet t’ia paguajë 8 milionë dollarë shtetit shqiptar, ndërkohë paguan vetëm 31 mijë dollarë. Dhe jo vetëm që nuk shkon në burg, por vjedh dhe paratë e shqiptarëve. Dhe dy standardet, ku shteti dhe ligji janë kamxhik në dorën e kryeministrit, kundër atij që është ose nuk është me të, roli i një opozite fasadë do ishte i panevojshëm. Më mirë të kthesh vendin në një vend autokratik, sesa të jesh një fasadë e funksionimit të kësaj.

Por ajo që është më e rëndësishmja, është që ne kemi filluar të punojmë fort për të ndryshuar, për t’i bindur, për të rregulluar gabimet tona, sepse nuk mund të thuash që dhe ne s’kemi gabime dhe ne kemi gabime dhe marrim përgjegjësinë tonë. Është shumë e rëndësishme për ta kuptuar gabimin dhe për të thënë më fal që mos ta bësh më, sesa të thuash që nuk kam bërë gabim dhe të vazhdosh në rrugën e gabimit. Sot Shqipëria gjendet në një pozicion shumë të vështirë, si gjeostrategjik, gjeopolitik, por edhe ekonomik, gjë që vetëm një partner i rëndësishëm që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë qenë gjithmonë garant të Shqipërisë, të cilët kanë qenë gjithmonë vendi që ka vendosur për fatin e Shqipërisë, duhet të zgjohen në mënyrë të tillë që të gjithë elementët dhe faktori shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të sensibilizojmë opinionin për të rikthyer demokracinë në Shqipëri dhe të krijojmë check and balance. Ajo ç’ka është më e rëndësishme dhe që në Amerikë është ndërtuar si institucion.

Ju edhe gjatë fjalimit thatë se forma që zgjodhi opozita për të dalë nga parlamenti ishte një nga format më radikale. Edhe përsëri e kemi përsëritur edhe nëpër fjalimet tuaja vazhdimisht që edhe ne kemi bërë gabime. A do të thotë kjo që opozita është penduar që ka bërë një veprim të tillë dhe a pati rezultat kjo apo jo?

Djegia e mandateve ishte veprim i detyruar për të bërë një gjë të tillë. Pse? Sepse ne nuk na u la asnjë mundësi tjetër. Pra që t’i heq të gjitha kompetencat, të vendos në cep të murit dhe të godet. Dhe ti s’ke ku shkon. Dhe normalisht e vetmja mënyrë është o të largohesh nga ringu ose të dorëzohesh. Ne lejuam që kanabizimin e vendit, mos ta merrnim vetëm si një deklaratë politike, por kanabizimin e vendit ta bënim si një denoncim të drejt për drejt në institucionet e drejtësisë. Ne lejuam që fuqizimin dhe pushtetin e këtij segmenti të rilindjes. E lejuam dhe kënaqeshim kur nuk pyetej Partia Socialiste por pyetej segmenti i rilindjes dhe ne nuk i lëvizëm gjërat. Pra, gabimet e opozitës sollën sektin e këtij grupi kriminal dhe dobësimin e pushtetit të sovranit që është gjëja më e rëndësishme sepse pushteti është i sovranit. Pushteti nuk është as i kryeministrit e as i partive politike. Dhe kjo është një nga gabimet e opozitës e cila ishte indiferente ndaj rritjes dhe lulëzimit që po vinte si rezultat i kapjes një nga një nga sekti i rilindjes. Dhe për këtë ne do ta paguajnë faturën dhe nuk ka asgjë të keqe që t’ia paguajnë. Ka qindra mijëra djem dhe vajza të reja shqiptare që kanë dhënë jetën për Shqipërinë. Nuk u bë qameti se disa deputet dogjën mandatet e tyre, nuk morën rrogat se në fakt në fund të fundit krijuan një sensibilizim dhe shpërthyen qelbin i cili ishte mbuluar nga një lëkurë shumë e hollë edhe shumë e butë por që brenda saj kishte një infeksion të jashtëzakonshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here