Mërtiri e thotë troç: Qeveria fut në xhep SPAK-un, me anti- KÇK janë të gjithë në umbrellën e saj

0
117

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24, sociologu Ergys Mërtiri ka kritikuar paketën Anti- KÇK të mazhorancës duke thënë se me këtë qeveria fut në xhep SPAK-un pasi i merr kompetencat, në një kohë kur kjo e fundit duhet të ishte armikja dhe në luftë me politikën

Mërtiri shprehet se gjatë gjithë kësaj kohe qeveria ka qenë partnere me krimin e organizuar, dhe përdor edhe shprehjen se ‘nëse i vare dhe një mëlçi më tepër ujkut në qafë’ s’mund të pretendosh se do bëjë luftojë krimin.

Po ashtu socioalogu e konsideron aktin normativ të mazhorancës si anti- kushtetuese.

”Flas për perceptim PD është e interesuar që mos shfaqë dmth që është kundër një iniciative kundër krimit. PD nuk do të dalë kundër një nismë të qeverisë që synon të luftojë krimin. Ka dhe një përpjekje që të jetë ‘fair’ me ndërkombëtarët.

Është bërë pak e vështirë të lexosh ç’thuhet mes rreshtash. Reagimi i SHBA dukej evaziv, nuk thoshte nëse është i duhur apo jo. Ky është një ligj anti- kushtetues. Nuk sjell asgjë. Nuk përmirëson luftën kundër krimit të organizuar pasi nuk ngre organe të pavarura. Krijon mosbesim.

Kemi prova që gjatë gjithë kësaj periudhe qeveria është shfaqur në partneritet me krimin e organizuar. Nuk mund të besojmë që duke i lënë ujkut një mëlçi më shumë në qafë të mund të bëhet gjë. Tashmë ky ujku po i merr kompetencat SPAK-ut. Një prokuror në SPAK ta bën gjëmën, kurse me këtë qeveria i përfshin të gjithë në umbrellë dhe grumbullon kompetencat.

Është themeltare që gjyqësori të jetë i pavarur. Aq më tepër në kushtet kur kemi bërë një Reformë në Drejtësi, ku SPAK duhet të ishte në luftë dhe armike e politikës. Kjo të çon në një rrymë të kundërt që tregon se SPAK është në xhepin e qeverisë.”- tha Mërtiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here