Çiljeta Xhilaga ka fshirë çdo postim të vjetër nga “Instagram”-i, duke e nisur vitin 2020 single.
Ajo çfarë ra në sy ishte se këngëtarja kishte fshirë të gjitha postimet në profilin e saj personal në “Instagram” nga katër vite kujtime me futbollistin Alban Hoxha, kapiteni i Partizanit, duke lënë vetëm foton e mbrëmjes gala të eventit “Oda”.
Miqtë pranë çiftit kanë treguar se xhelozia është bërë shkak i mosmarrëveshjeve që i ka çuar në një krizë, e cila ka përfunduar në ndarje.
Por së fundmi, një postim të Çiljetës duket se duhet ta marrim si një mesazh, por ndaj kujt…nuk dihet.
Ajo shkruan në një foto në Instagram “çfarëdo vendim që ti merr, sigurohu që ai të bën ty të lumtur”.
Kujtojmë që Albani asnjëherë nuk ka folur hapur për lidhjen me Çiljetën, për faktin se nuk donte të komentohej për jetën private më shumë sesa për futbollin.
Marrëdhënien e tyre u tha se e zyrtarizuan në vjeshtën e 2018-ës, pikërisht në momentin kur të gjithë mendonin se ajo ishte në një lidhje të komplikuar me të dashurin e saj.
Le të shohim nëse historia e tyre e bukur do të ketë një rikthim dhe ia urojmë këtë çiftit!