Ish- ministri i mbrojtjes në kohën e qeverisë së PD, Gazmend Oketa ka komentuar shifrën 985 milion euro që qeveria publikoi sot për dëmet nga tërmeti.
” Kam parë le të themi prezantimin në mënyrë të përmbledhur dhe shifrat kryesore. Edhe sikur ta kisha parë të plotë ta kemi në një debat politik kjo çështje. Ky proces ka dakortësitë e vetë dhe do kohë. Le të themi që në hartimin e një raporti të tillë që koha do ta tregojë sa i saktë është qeveria është e justifikuar.
Duhet parë metoda që është përdorur që qytetarët ta kenë më të thjeshtë. Konferenca e Donatorëve është një çështje, raporti është bërë me ekspertë të huaj. Kur dëgjon shifra të tilla qytetarët duan të dinë kur do t’i mar. Me atë raport përmenden disa institucione, dhe është krejt normale që duhet një bashkëpunim me OSHEE-në për sistemin e faturimit. Pra që një qytetar të ketë faturën e banesës së vet dhe kur do i marrë lekët. Kët u do të përqëndrohemi më shuëm dhe jo tek ajo shifra.
Nëse Konferenca e Donatorëve nuk rezulton sukses atëhere do të ketë një goditje në buxhetin e shtetit. Përëfshirja e dëmeve të bizneseve më duket pak paradoksale.”- tha Oketa./News24