Një aksident i rendë me një viktime ka ndodhur në aksin Fier-Ballsh. Një makine tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e madhe duke përfunduar e zhytur në lumin Gjanica.
Është identifikuar viktima e aksidentit, rrethanat e të cilit pritet ende të sqarohen nga policia.
Viktima është identifikuar si shtetasi Ligor Behari nga Lushnja. Në vend kanë mbërritur forca të policisë.
Vijon puna për nxjerrjen e mjetit nga uji, brenda të cilit thuhet se është edhe trupi i shoferit.