Paketa Anti-KÇK, Murrizi: Është e gjitha propagandë, Lleshaj po bëhet shef i prokurorit

0
134

Deputeti Myslim Murrizi foli për platformën ligjore të qeverisë Anti-KÇK, u shpreh se me këtë akt qeveria ka devijuar nga propozimi i parë ku trumpetoi luftën ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Së pari ky është një akt normative i qeverisë, nuk ka ardhur akoma në Kuvend. Duhet të kishte ardhur, përderisa është lançuar që në nëntor. Zanafillën e kishte tek arrestimi i drejtorit të Hipotekës së Durrësit. Tha këto që kanë ngel pa kaluar vettingun janë Kap ca të Kapësh.

Kanë devijuar nga ajo që ishte në fillim. E shëndërruan nga lufta tek gjyqtarë dhe prokurore tek pjesa më ordinere. Ka devijuar nga propagandë e madhe për gjyqtarët dhe prokurorët. Tani po merret me këto që i ka nxjerrë vetë nga burgu dhe për çdo ditë këto që kanë bërë nga 4-5 vrasje. Kjo është e gjitha propagandë. Nga kush kanë qenë të pëprekshëm, nga këto që kanë qenë në qeveri dhe ne ato që nuk kanë qenë.  Unë do ta votoj kundër. Kur shoh se ministri i Brendshëm bëhet shef i prokurorit bie Reforma në Drejtësi.“- u shpreh Murrizi./ Fax News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here