Dalin pamjet e tmerrshme te rrezimit te avionit Boeing 737, i cili perfundoi i copetuar ne tre pjese dhe shpertheu ne flake, duke lene pas te pakten 3 viktima.
Incidenti ndodhi në Aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit. Aeroplani i përkiste kompanisë Pegasus Airlines. Të paktën 179 nga 183 në bord u plagosën dhe tre kanë vdekur. Shumica e udhëtarëve ishin turq, ndërsa rreth 20 prej tyre shtetas të huaj.
Sipas mediave lokale, aeroplani ateroi në shi të madh, pasi fluturoi nga provinca perëndimore e Izmirit. Zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje, thanë zyrtarët.
Televizioni NTV raportoi se dy pilotët e aeroplanit kishin qenë në një gjendje të rëndë.
Avioni Pegasus Airlines ishte duke mbërritur në aeroportin e Sabiha Gokcen të Stambollit nga qyteti perëndimor turk i Izmirit kur ai bëri ulje ne kushte shume te veshtira.
Pamjet jane te frikshme dhe ajo cfare ka mbetur ng avioni po ashtu. Pasagjerët u përplasën dhe pesuan fraktura, nderkohe qe jane ne gjendje shoku nga gjithe ajo qe perjetuan.