Dy te vdekur dhe 28 te plagosur pas nje aksideti te rende hekurdhor qe ndodhi ne Itali. Mediat italiane raportojne se ngjarja ndodhi ne oren 05:35 ne Lodi, kur treni i shpejtësisë së lartë “Frecciarossa”, nisur nga Milano në orën 5:10 me drejtim Salernos doli nga shinat ne Lodi.
Ne vend mbeten te vdekur dy makinistet, nderkohe qe te plagpsur jane ne radhet e pasagjereve.
Sipas forcave zjarrfikese nuk ka te lenduar ne gjendje kritike, nderkohe qe te tjere flasin per shans, duke pasysh parasysh se ishte tren i oreve te para te mengjesit dhe nuk ishte plot me njerez.
Prefekti i Lodit, Marcello Cardona ka thene per mediat se prien hetimet dhe deri tani nuk mund te thuhet asgje.