Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ftuar në Open në Top Channel pati debat të fortë me gazeter Anila Hoxha për mos veprimin e policisë ndër vite.
A do t’i shkojë letra për justifikimin e pasurisë Elvis Roshit?- e pyeti Anila Hoxha.
Po, letra për justifikimin e pasurisë do t’i shkojë çdo personi që është dënuar për traikim, vrasje etj- u përgjigj Lleshaj nëvshtirësi.
Po, këta janë dënuar për ato auza që ju thoni, ateherë pse nisi nga Shijaku aksioni? Mua ky aksion më duket si një film aksion që zgjat 3 ditë dhe pastaj do të kthehet në telenovelë. Do ta sfumoni policinë si gjithmonë. E kemi pasurligjin anti-mafia dhe polica nuk ka vepruar më herët- tha Anila Hoxha.
Po juve mund tju duket si të doni por më lini kohë të përgjigjem. Aksioni nisi nga Shijaku se atje kishim një ngjarje. Kishin pasuri shumë të madhe me resorte- u përgjigj Ministri Lleshaj.
Nuk mbinë si kërpurdha pas shiut resorted. Resorti ishte aty- vijoi gazetarja.
Më lini të përgjigjem. Nuk ja kam marrë dorë mediave- iu kundërpërgjigj Lleshaj.