Turp…100 herë turp të të vijë!! Po si mundet?! Si ?! E përbuz tjetrin nga raca nga varfëria e hallet…

0
127

Nga Petrit Malaj

Mendova se ditën e sotme e mbylla mire me atë çka shijova pasi pashë në kinema Millenium dokumentarin e Ervin Lera “Emancipimi i turmave”, por nuk qe e thënë!

Mora rrugën e kthimit për në shtëpi me autobus. Kam ditë që makinën e përdor shumë pak si pasojë e trafikut dhe problemit të madh të parkimit.

Në autobus kishte shumë njerëz, ishte ora rreth 20:30 dhe mbrëmja me të ftohtin që ka filluar i mbledh njerëzit në shtëpi pranë familjeve të tyre.

U vendosa në këmbë diku nga pjesa e parë e autobusit. Sapo u nis dëgjoj një zë që fliste pa pushim, e me thënë të drejtën shumë fjalë të tij nuk po i kuptoja dot. Pasi dëgjova dhe disa te qeshura të cilat aprovonin ato çka thoshte personi që fliste u bëra kureshtar e u koncentrova më shumë duke u kthyer dhe fizikisht për të parë se çfarë po ndodhte….

Ishte fatorino i autobusit një djalosh rreth të 35-tave i cili nuk pushonte së foluri përsëri në atë zhargonin e tij. Aty pas nga mesi i autobusit ishte një i ri i huaj, i lodhur, i ngarkuar me disa çanta dhe dukej që ishte ezmer e ndoshta ishte sirian, irakian apo nga ndonjë vend tjetër. Por ishte njeri….Fatorino e ofendonte me fjalë nga më të ndryshmet…ecte e fliste pafund dhe disa persona të tjerë qeshnin me të!! E turpshme…. po më binte qielli mbi kokë!!

Po si mundet?! Si ?! E përbuz tjetrin nga raca, nga kombësia, nga varfëria e hallet që i dukeshin në sy…Turp…

Dëgjova një zë gruaje që i tha mjaft more djalë, por ata që qeshnin dhe solidarizoheshin me të ishin më shumë e zëri i saj u mbyt…
Atëherë nuk durova dot.
Ju afrova e me zë të lartë i thashë:
Turp…100 herë turp të të vijë!!
Si mundet ti të fyesh një njeri në këtë mënyrë!
Mua më vjen turp nga ty, e jo nga ai që udhëton me ne! Më vjen turp që udhëtoj në një autobus me ty! Ti nuk mund të sillesh kështu!….
Dhe ju luta shoferit të më hapte derën e të zbrisja….
Kisha nevojë për ajër…..

* Dekan i Fakultetit të Artit Skenik

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here