Biberaj: KiE tha qartë se zgjedhjet e qershorit duhet të përsëriten…

0
91

Aleksandër Biberaj, ish-zv/president i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, foli në studion e “Ditari” në A2 mbi misionin e delegacionit të nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës (KiE) në vendin tonë.

Sipas tij, përfundimet e këtij misioni thanë shumë qartë se nuk ka demokraci lokale në Shqipëri.

“Mungesa e demokracisë lokale sjell mungesën e demokracisë qendrore. Misioni shprehet shumë qartë që qytetarëve u ka humbur besimi”, tha Biberaj.

“Opozita është krejtësisht jashtë loje, por vendimmarrja i takon mazhorancës. Përsa kohë opozita ndodhet jashtë institucioneve, nuk ka gjë në dorë”, theksoi Biberaj kur iu vu në dukje se në përfundimet e delegacionit nënvizohej se “qeveria dhe opozita nuk duhet të tregohen indiferente”.

“Mesazhi i KiE është i qartë: që zgjedhjet e qershorit duhet të përsëriten. Është mesazh politik shumë i qartë. Ata që kanë dalë me atë qëndrim, janë matur shumë”, shtoi Biberaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here