Ka mbërritur në 61 numri i të prekurve nga koronavirusi në një anije në karantinë në brigjet e Japonisë. Kroçiera që përdorej për udhëtime turistike është izoluar me mijëra pasagjerë të kyçur në kabinat e tyre.
Mes të prekurve nga virusi janë shumë japonezë, por edhe amerikanët, kanadezë, australianë dhe argjentinas. Një pasagjere amerikane tha se “nuk duan të vdesin”.
“Jemi të frikësuar, nuk dua të dal nga kjo anije në arkivol”, tha ajo.
Kurse një pasagjere nxori një shenjë nga ballkoni i kabinës, ku thuhej se u mungojnë ilaçet.
Në bordin e Diamond Princess ishin 3711 pasagjerë. Anija është në karantinë prej dy javësh. Gjithçka nisi pasi një e moshuar nga Hongu Kongu u prek nga koronavirusi.