Pse Lleshi flet “me qime në gojë”?

0
116

Nga Ylli Dylgjeri

Po dëgjoj prej minutash sqarimet e Ministrit Lleshaj në emisionin e Eni Vasilit ne Top, përballë gazetareve. Po e ndjek me vëmëndjen që i takon këtë post publik që ka marrë përsipër të përballet me median për një temë sensitive të rendit sot në Shqipëri.
Nga sa po dëgjoj, mund të them se Ministri në studio, nuk është përgatitur për të qenë i qartë, i thjeshtë, i vërtetë dhe profesional në këtë përballje me shtypin. Ose… zoti Lleshi po i vidhet përgjegjësise “në sqarimin” e Tij publik.
Pse arsyetoj kështu?
Në Ligjin për Policinëe Shtetit thuhet në mënyrë taksative,
citoj:
10. “Ministri” është ministri përgjegjes për rendin dhe sigurinë publike.
Kjo përgjegjësi më shtyn të ndërhyj për të thëna disa te verteta qe i kam perjetuar ne punen time 4 vjeçare ne MB si Sekretar i Pergjithshem. Ndërhyrja që bëj, nuk është për arsye “se di më shumë”, “për karshillek”, apo nga qëllimet opozitare. Jo! Eshtë vetëm në funksion të ligjit, të vertetesise, dhe te transparences me publikun.
E para, kam punuar në MB me 5 Ministra të Rendit, gjë e cila më jep statusin të gjykoj në mënyrë krahasimore dhe institucionale për problematikat e kohës sot.
Se dyti, në asnjë rast nuk mund të pranoj se Ministri i Brendshëm nuk është i informuar në detaje me aksionet, ndërhyrjet apo goditjet që Policia e Shtetit ndërmer në kuadër të Operacioneve të saj madhore,
Ai (Ministri), me ligj nuk mund të nderhyjë në operacionin e policisë, por merr informacioni nga DPP. Këtë të drejtë ja jep ligji. Ashtu si edhe
Ministri i Brendshëm në kuptim të Ligjit është kryemenaxheri i institucionit që drejton. Për të mos theksuar se Ministrat e Brëndshëm, rëndom, sapo marrin atë post, i bëjnë me dije vartësve, Drejtoreve të Policise në Qarqe se ka një telefon dhe vetëm një, që është veshi, syri dhe koka e Rendit.
Sç treti, heqja dore nga përgjigjet në studio të zotit Lleshi” se nuk di si është veshur policija”, apo se çfarë simboli policor mban në uniformë, është e pavërtetë, është shmangie, ose e fundit paaftesi për tu perballur me këtë shqetsim të medias.
Në ligjin per policine e shtetit thuhet shprehimisht:
Ministri
C) kërkon performance të lartë të Policise së Shteti per realizimin e objektivave te percaktuara.
Ç)I kerkon Drejtorit te Policise se Shtetit te raportoje per ushtrimin e detyrave.
Se fundi, duke e mirekuptuar zoti Lleshi edhe per kufizimet imponuese te mosnjohjes, përgjigjet e shpeshta “se nuk e di”, “nuk mund të them”, apo monitorimi i eprorit, etj, mund te konkludoj se Ministri i Brendshem, i skuqur, e ne veshtirësi, me “një qime bezdisese në gojë” mundi të marrë një notë kaluese këtë nate të ftohtë dimri.
Publicitet…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here