Situatë e rëndë në furnizimin me energji elektrike në Tiranë.
Shkëputje të shumta të enegjisë kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme që kanë vazhduar edhe sot.
Prej më shumë se 5 orësh, zona e Kopshtit Zoologjik dhe atij Botanik në kryeqytet po vuan mungesën e dritave.
Nuk dihet nëse ndërprerja vjen si pasojë e ndonjë remonti në sistemin energjetik, ndërsa OSHEE nuk ka dhënë asnjë informacion për situatën që po kalojnë qytetarët.
Edhe gjatë ditës së djeshme e njëjta zonë ka vuajtur për më shumë se 3 orë ndërprerjen e energjisë elektrike.