Rama, ligj antikushtetues që i jep fuqi Metanit të tij të godasë gjyqtarët dhe prokurorët…

0
102

Rama po synon të kalojë një projektligj kontrovers, që e hedh në kosh reformën e re të drejtësisë dhe e bën Artur Metanin njeriun që mund të bëjë kërdinë mbi gjyqtarët dhe prokurorët.

Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshmet në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ndryshime të cilat dukshëm dobësojnë mbrojtjen ligjore të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe fuqizojnë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë duke i shtuar atij kompetenca për verifikim të figurës dhe pasurisë, një hap që dublon procesin e vetingut që kryhet nga institucionet e posaçme të reformës, KPK dhe KPA.

Propozimi për ndryshimin e një prej ligjeve kyçe të reformës për drejtësi është bërë si nismë personale e tre deputetëve socialistë, Alket Hyseni, Adnor Shameti dhe Edmond Leka, të cilët argumentojnë se vendi ka nevojë që Inspektori i Lartë të Drejtësisë të ketë fuqinë ligjore të propozojë në KLGJ dhe KLP pezullimin e një gjyqtari apo prokurori, fuqi që aktualisht nuk e ka ndërsa deputetja tjetër Klotilda Bushka ka shtuar propozimin për zgjerimin e një hetimi administrativ disiplinor në fushën e pastërtisë së figurës dhe pasurisë.

Po ashtu në ligj i është dhënë e drejtë ILD-së të kërkojë informacion nga çdo institucion në vend mbi pasurinë dhe figurën e gjyqtarit e prokurorit dhe t’i përdorë ato në hetimin e nisur apo për ta ndryshuar hetimin.

Metani është një figurë e akuzuar nga opozita si person i lidhur ngushtë me shumicën socialiste si dhe me vetë kryeministrin Edi Rama, në administratën e së cilit ka shërbyer gjatë viteve të fundit. Metani është vëllai i deputetes socialiste, Eglantina Gjermeni. Ai mori më shumë pikë në vlerësimin e Këshillit të Emërimit në Drejtësi falë një tjetër skandali. Anëtarja Fatjona Memçaj e katapultoi të parin me pikë, edhe pse Metani ishte epror i bashkëshortit të zonjës Memçaj në Avokaturën e Shtetit.

Pikërisht z. Metani do të ketë fuqitë shtesë të hetojë gjyqtarë e prokurorë jo vetëm përmes instrumentit të procedimit disiplinor por edhe për sa i përket dyshimeve se një magjistrat mund të ketë lidhje me krimin e organizuar apo se mund të ketë prona me burime financiare të pajustifikueshme.

Problemi tjetër është që Gjykata Kushtetuese në vitin 2017 shfuqizoi disa klauzola ligjore që bënin pikërisht këtë që propozohet nga socialistët aktualisht, pezullimin e magjistravëve mbi diskrecion dhe pa u shqyrtuar procedimi disiplinor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here