Zbulohet kura e koronavirusit, recetën e jep një personazh i njohur në Shqipëri….

0
148

I ftuar në emisionin satiriko – investigativ në Vizion Plus “Fake Off”, Sazan Guri ka zbuluar kurën e tij kundër koronavirusit.

“Qepa dhe hudhra janë antibiotiku më I fuqishëm. Vetëm shqiptarët nuk u sëmurën në Ambasadën Spanjolle në kohën e mbretit se hanin hudhra dhe qepë ndërsa racat e tjera u sëmuren.”-u shpreh GuriSazan Guri u shpreh kundër antibiotikëve teksa më tej hodhi dyshime se ky virus mund të jetë krijuar nga vetë shkencëtarët kinezë për të reduktuar popullsinë.

“Virusi kinez vërtetoi atë që kinezët nuk e pranojnë, njeriu nuk mund të jetë gjithçka ngrënës. Kinezët hanë gjithçka fluturon, që ecën apo noton. Gjej e ha! Nuk duhet të jetë kështu. Njerëzimi i ka rënë shumë në qafë natyrës apo botës natyrore apo botës së kafshëve.”- u shpreh Guri.

Edhe pse gjithë biseda u zhvillua me nota humori, mesazhi u përcoll më së miri pasi, siç u shpreh vetë ai “ky popull ndoshta kur ia thua problemet me humor të merr seriozisht”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here