Pjesa e parë e derbit të Italisë mes Milanit dhe Interit u mbyll me rezultatin 0-2 për kuqezinjtë.
Një super Milan i cili e startoi lojën plot energji dhe raste të shumta. Goli i parë erdhi në minutën e 40’ nga Ante Rebic pas një pasimi nga ana e Ibrahimovic.
Ky gol duket se i ka dhënë zemër skuadrës kur vetëm 6 minuta më vonë është Zlatan që shënon sërish.
Një goditje nga këndi që Ibra e shndërron në gol. I vetëm dhe i pamarkuar në shtyllën e dytë ai dërgon topin në rrjetë.
https://youtu.be/dhuUYu4HBGA