“Nafta e Visokës iu transferua kompanisë serbe me pronar rus”. Reagimi: Shkrimi i BIRN, manipulim

0
104

REAGIMI I PLOTE NGA KOMPANIA  “Terraoil Swiss”

 

Më datën 7 shkurt 2020, agjencia BIRN-Albania (Reporter.al) nëpërmjet një shkrimi me titull: “Marrëveshja e dyshimtë: Nafta e Visokës iu transferua kompanisë serbe me pronar rus” (Autor: Besar Likmeta) ka konsumuar një operacion mashtrimi, spekulimi dhe manipulimi të opinionit publik, duke shtrembëruar dhe keqinterpretuar faktet, duke bërë interpretime të rreme ligjore, duke dëmtuar në mënyrë agresive dhe intimiduese interesat dhe imazhin e kompanisë “Terraoil Swiss”.

Është elementare të theksojmë se në profesionin e cdo gazetari, për më tepër të dikujt me përvojë dhe reporter i një media prestigjoze si BIRN, ky publikim është një thyerje e rëndë e parimeve të etikës profesionale dhe shkelje e rëndë e çdo norme që rregullon marrëdhëniet e gazetarisë bashkëkohore, përfshi atë investigative dhe që provon katërcipërisht që artikulli në fjalë është mbështetur mbi të pavërteta, paragjykime, keqdashje, dizinformim për të mos shkuar më larg me arsyetimin e kryerjes së ndonjë shërbimi ndaj një pale të tretë.

Për të qenë sa më të kuptueshëm dhe të qartë përsa më lart, po rendisim në mënyrë elementare piketat kryesore të këtij “investigimi” dhe shkrimit të Reporter.al: BIRN, pretendim 1: Në këtë shkrim BIRN pretendon se kompania “Terraoil Swiss” ka transferuar naftën e Visokës dhe të drejtat hidrokarbure në një kompani serbe me pronar rus. Sqarim 1: Në legjislacionin që rregullon marrëveshjet hidrokarbure por edhe ato tregtare nuk ekziston koncepti ”transferim nafte”, por tregtim nafte dhe/ose transferim i të drejtave hidrokarbure. Pretendimi se kompania “Terraoil Swiss” ka transferuar të drejtat hidrokarbure, është një e pavërtetë e rëndë e joprofesionale dhe mashtrim i qëllimtë, sepse të drejtat hidrokarbure transferohen vetëm me pëlqimin e palëve, respektivisht të Terraoil Swiss, Albpetrolit dhe AKBN-së, si dhe me miratimin përfundimtar të MIE si autoriteti shtetëror më i lartë. Ky fakt nuk ka ndodhur dhe për rrjedhojë nuk ekziston. 2 | 4 Kontrata ndërmjet “Terraoil Swiss” dhe GTK-Oil është kontratë shërbimi, e njëjtë me të gjitha kontratat e shërbimit mbi bazën e të cilave operojnë kompanitë hidrokarbure në Shqipëri dhe kudo në botë, ç’ka do të thotë se është nënkontraktim, marrëdhënie mes dy palëve private e realizuar konform ligjit shqiptar dhe të gjitha detyrimeve që lindin prej tij. BIRN, pretendim 2: Kontrata e shërbimit (Terraoil Swiss me GTK Oil) cënoi sigurinë kombëtare duke transferuar të dhënat konfidenciale. Sqarim 2: Shkrimi i Reporter.al ka spekuluar me një nen të kontratës koncensionare, duke konfonduar detyrimet mes palëve (koncensionar-shtet) me ekspozimin e të dhënave tregtare konfidenciale dhe duke e keqinterpretuar qëllimisht këtë konfidencialitet si “sekret shtetëror”.

Në bazë të Marrëveshjes Hidrokarbure, koncensionari ka plotësisht të drejtë të ekspozojë të dhëna tregtare konfidenciale tek nënkontraktorët e vet, pa kërkuar miratimin e Albpetrol apo ndonjë institucioni tjetër. (Neni 23.2 i Marrëveshjes Hidrokarbure) Për pasojë BIRN (Reporter.al) ka mashtruar qëllimisht duke shtrembëruar e keqinterpretuar termat e kontratave e duke spekuluar dhe ngatërruar qëllimisht publikun dhe duke dëmtuar rëndë imazhin, besueshmërinë dhe interesat e kompanisë Terraoil Swiss. BIRN, pretendim 3: BIRN pretendon se “Terraoil Swiss” i ka dhënë kompanisë nënkontraktore “serbe” të dhëna tregtare që përbëjnë “sekret shtetëror”. Sqarim 3: Ky pretendim nuk është vetëm mashtrim, por edhe reflektim i një paditurie të thellë. Së pari, kompania GTK-Oil, është e regjistruar në QKB sipas legjislacionit në fuqi dhe nuk figuron e pezulluar, e përjashtuar apo e konfiskuar, në asnjë institucion ligjzbatues shqiptar apo të huaj . Së dyti, nuk është detyra e kompanive koncensionare të verifikojnë nënkontraktorët që operojnë në tregun shqiptar sipas ligjeve në fuqi, në lidhje me aspekte që janë tagër i institucioneve të inteligjencës dhe sigurisë, përsa kohë ndaj tyre nuk ka një masë shtrënguese.

Në të kaluarën dhe në vijëmësi kompania “Terraoil Swiss”, ka kultivuar marrrëdhënie tepër rigoroze me institucionet ligjzbatuese shqiptare, përfshirë dhe komunitetin e inteligjencës, për të shmangur çdo shkelje në këtë drejtim. Së treti, legjislacioni për sekretin shtetëror, klasifikimin e tij dhe personave të autorizuar për njohjen apo përdorimin e tij, nuk ka asnjë parashikim që t’i përgjigjet pretendimit në fjalë. Në të kundërt, nëse ky fakt do të ekzistonte, marrëveshjet hidrokarbure dhe cdo aspekt tjetër i lidhur me to do të duhej të trajtohej sipas këtij legjislacioni. Kjo do të thotë se të gjithë personat që do të kishin lidhje pune për shkak të përgjegjësive institucionale, apo ato tregtare do të duhej të ishin të vetuar nga DSIK dhe të paisur me certifikatat përkatrëse të sigurisë, fakt i cili nuk ekziston. Sipas kesaj llogjike, të përdorur nga artikullshkruesi, ky i fundit nuk do të kishte mundësinë të kërkonte asnjë informacion mbi marrëveshjet dhe operacionet hidrokarbure pa qenë i paisur më parë me një certifikatë sigurie. Kjo llogjike do të vlente dhe për këdo zyrtar të ALBPETROL apo AKBN, sikurse edhe për ish drejtuesit e përmendur në shkrim, të cilët sipas 3 | 4 llogjikës së gazetarit do të kishin konsumuar një krim shtetëror për nxjerrjen e dokumentave apo të dhënave të klasifikuara sekret shtetëror. Sa më sipër, pretendimi i shkrimit të BIRN për nxjerrje të sekretit shtetëror, është një shpifje e qëllimshme e kombinuar me një injorancë të thellë në kuptimin e detyrimeve për aspektet e sigurisë, sepse sipas ligjeve në fuqi, të dhënat tregtare konfidenciale nuk konsiderohen sekret shtetëror. BIRN, pretendim 4: Shkrimi i BIRN pretendon se kompania shtetërore “Albpetrol” ngriti “flamuj të kuq”, që sipas BIRN ishin alarm për tjetërsimin e marrëveshjes hidrokarbure. Ky pretendim është spekulim arbitrar,sepse në asnjë paragraf apo rresht të legjislacionit shqiptar përfshirë marrëveshjet hidrokarbure, nuk ekziston asnjë term dhe asnjë nocion i “flamujve të kuq”. Ka ekzistuar një letërkëmbim i periudhës shkurt-mars 2019, ndërmjet kompanisë tonë dhe Albpetrolit, ku në fillim Albpetroli ngriti pretendime në lidhje me marrëveshjen mes Terraoil Swiss dhe GTK-Oil. Pas kësaj kompania “Terraoil Swiss” i dha sqarimet përkatëse Albpetrolit, duke i qëndruar marrëveshjes dhe për pasojë Albpetroli nuk kundërshtoi më tej sqarimet tona. Për transparencë të opinionit publik sqarojmë se Marrëveshja mes Terraoil Swiss dhe GTK OIL është lidhur më 1.12.2018 dhe për shkak të mospërmbushjes së saj nga pala nënkontrakotore, është zgjidhur më datë 1.06.2019. Theksojmë se kjo Marrëveshje fatkeqësisht nuk arriti te bëhet asnjehere efektive pasi nënkontraktori GTK Oil nuk mundi gjatë periudhës dy-mujore te testit të na bindte për një performancë të qëndrueshme teknike dhe për pasojë efektet ekonomiko-financiare të kësaj Marrëveshje mbetën në nivelin zero. Kjo do të thotë se në momentin e botimit të shkrimit dhe tymnajës së ngritur prej tij marrëveshja nuk ekziston, çka i bën shumë të dyshimta qëllimet e vërteta të artikullit të botuar nga BIRN. Për pasojë, referimi nga BIRN duke nxjerrë jashtë konteksti shkresën e Albpetrolit, duke mos marrë fare parasysh procedurën nga fillimi deri në fund, është deformim i qëllimshëm i fakteve, dhe manipulim i opinionit publik. Së fundmi por jo nga rëndësia, Terraoil Swiss operon prej 9 vitesh në sektorin e hidrokarbureve për nxjerrjen e naftës bruto në fushën e Visokës. Gjatë kësaj periudhe kompania ka investuar mbi 80 milion dollarë në operacionet e saj për hapjen e puseve të reja, rivitalizimin e atyre ekzistuese, kthimin e fushës në parametra optimal operimi, depozita naftëmbajtëse, ruajtjen e mjedisit, etj. Terraoil Swiss ka mbi 150 të punësuar, inxhinierë dhe specialistë të fushës, si dhe ndihmon në mënyrë indirekte mbi 200 familje të tjera në zonën ku operon. Terraoil Swiss është një kompani publike e regjistruar në Zvicër, operon sipas ligjeve dhe standarteve më të mira zvicerane dhe së fundmi ka filluar procedurat e regjistrimit në Bursën ndërkombëtare, të cilat kërkojnë standarte të larta transparence, profesionalizmi dhe mirëmenaxhimi. Teraoil Swiss ka marrë pjesë në garën e organizuar nga ALBPETROL për operimin e fushave naftëmbajtëse të Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonice dhe është shpallur fituese nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo procedurë ndodhet në proces gjykimi në gjykatat shqiptare për shkak të kontestimit nga palë të treta humbëse në garë. 4 | 4 Kompania Terraoil Swiss e konsideron shkrimin e BIRN-Albania (Reporter.al) si një operacion të bazuar mbi mashtrim dhe spekulim, me qëllim dëmtimin e imazhit dhe prestigjit të kompanisë, si dhe një përpjekje diversive për të ndikuar mbi vendimin e gjykatave përsa më lart. Operacioni në fjalë mbart ngarkesa intimiduese dhe dëmtuese ndaj kompanisë Terraoil Swiss, dhe për këtë shkak ne po bashkëpunojme me konsulentët tanë ligjorë dhe po marrim masa për ndjekjen ligjore të kësaj çështje si për filialin e BIRN në Tiranë ashtu dhe ndaj zyrës qëndrore të kësaj agjencie në Beograd. Në mbështetje të parimeve të transparencës dhe të drejtës për t’u mbrojur dhe përgjigjur ndaj akuzave të publikuara nga media juaj, kërkojmë përgënjeshtrimin e shkrimit dhe të drejtën tonë për t’u botuar nga ana juaj në të njëjtin vend reagimi i kompanisë Terraoil Swiss.

Hans-Peter Vogt

Kryetar i Bordit

http://www.standard.al/2020/02/07/marreveshja-e-dyshimte-nafta-e-visokes-iu-transferua-kompanise-serbe-me-pronar-rus/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here