Paloka: OFL bën nul Reformën në Drejtësi, kriminelët po lirohen për fushatën e Ramës…

0
132

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka: Rama mund të bëj sikur nuk e sheh krizën e të vazhdojë të bredhë nëpër botë në rolin e “liderit botëror”, po kjo është të bësh rolin e strucit në fakt

“Anti-KÇK” për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, bën nul Reformën në Drejtësi. Për të akti normativ është antikushtetues sepse i jep policisë kompetenca që i takojnë institucioneve të drejtësisë. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Paloka thekson se ” ky akt i Ramës nuk synon aspak të luftojë krimin, por thjesht të bëj show e me raste ta përdorë këtë si formë presioni ndaj atyre që nuk i shërbejnë më qëllimeve të tij kriminale”. Për Palokën, kriminelët më të rrezikshëm po dalin çdo ditë prej burgjeve e po bëhen gati për fushatën e Edi Ramës. Nënkryetari i PD-së thotë se ulja në tryezën e Reformës Zgjedhore dhe përcaktimi i afateve precize për mbylljen e saj, synojnë sipas opozitës zhvillimin sa më parë të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale. “Rama mund të bëj sikur nuk e sheh krizën në Shqipëri e të vazhdojë të bredhë nëpër botë në rolin e “liderit botëror”, po kjo është të bësh rolin e strucit në fakt”.

Në vend le të themi që ka plasur vala e paketës “Anti-KÇK”, si ju duket? E shikoni si një lloj amnistie? Për ju, duhet të kjo paketë të ketë të përfshirë edhe Drejtësinë por që duhet të kalojë edhe tek Politika jashtë dhe brenda Kuvendit?

E ashtuquajtura paketa “Anti KÇK” nuk është gjë tjetër veç se bllofi propagandistik i rradhës së një kryeministri që nuk ka qeverisur as edhe një ditë por që nuk e ka ndalur propagandën boshe as edhe një minutë. Nga pikpamja legale, akti normativ është antikushtetues sepse i jep policisë kompetenca që i takojnë institucioneve të drejtësisë. Shkel të drejtat universale të njeriut dhe praktikisht bën nul Reformën në Drejtësi.

Pas kaq vitesh që shqiptarëve ju propagandohej se ngritja e institucioneve të reja të Drejtësisë do të zgjidhte gjithë problemet e tyre, pasi na trashën duke përsëritur “Reforma, SPAK-u, Reforma-SPAK-u”, në momentin që SPAK ngrihet, ngrihet dhe Rama që me një firmë të tij e një akt normativ, SPAK-un dhe Prokurorin e Pergjithshëm i vë në varësi të Lleshit, duke e çuar për lesh Reformën në Drejtësi. Po çfarë është edhe më e rëndësishme, ky akt i Ramës nuk synon aspak të luftojë krimin por thjesht të bëj show e me raste ta përdorë këtë si formë presioni ndaj atyre që nuk i shërbejnë më qëllimeve të tij kriminale. Unë nuk besoj dhe nuk shoh asnjë shqiptar që ta ketë “ngrenë” këtë mashtrim të fundit të Ramës. Në fakt duhet të jesh idiot që të besosh se Rama ka vendosur të luftojë krimin pas shtatë vjetësh që qeveris bashkë me krimin e në sajë të krimit.

Njeriu që erdhi në pushtet me paratë dhe mbështetjen direkte të krimit, që inkriminoi me vetëdije dhe vullnet të plotë çdo qelizë të pushtetit, që mbushi Parlamentin, Qeverinë dhe pushtetin lokal me të inkriminuar, tani papritur vendosi të luftojë krimin. Nuk guxon prokuroria të vërë në përgjim grupet kriminale duke filluar nga vrasësit e trafikantët e drogës, deri tek tutorët e prostitutave dhe homoseksualëve se i dalin ministra, deputetë e kryebashkiakë, madje dhe vetë kryeministri duke bashkëpunuar me krimin për t’iu rrëmbyer votat shqiptarëve. Atëherë si do të ndërmerrte Rama një nisëm kundër krimit? Kjo është dhe arsyeja pse kësaj të famshmes “Anti-KÇK” i doli boja dhe u diskretitua që në momentin e parë. Skenat që ju serviren mediave, ku trupa të armatosur deri në dhëmbë me gishtin në këmbëz e të shoqëruar me autoblinda, “rrethonin” ndërtesa ku dihej nga të gjithë se nuk kishte frymë njeriu, nuk mund të ngjallnin tjetër veçse neveri dhe të qeshura në rastin më të mirë. Kur këtyre skenave ju shtohej dhe ajo bjondja me syze të errta (nuk kam asgjë me vajzën, po me rolin dhe personazhin) atëherë shfaqja nuk arrinte as në nivelin e kllouneve të një cirku province. Nëse Rama mendon vërtetë se mund të mashtrojë ende shqiptarët me shfaqje e sajesa të tilla bajate, atëherë i ka pjerdhur mendja fare.

Rama e ka patur të plotë kuadrin ligjor si për të goditur krimin ashtu dhe asetet e tij por i mungon vullneti. Duhet të kujtoj që ligji antimafia është miratuar nga qeveria e PD po Rama nuk e zbatoi kurrë (në fakt ai e kundërshtoi edhe në GJK kur u miratua nga Parlamenti me shumicë të djathtë). Ligji antimafia i ka të gjitha hapësirat për të kontrolluar dhe sekuestruar asetet e krimit. Po pse atëherë Rama nuk e zbatoi kurrë? “Tani jemi gati”,-ju tha shqiptarëve dhe ju serviri një video të 50 policëve që bënin “pompa” a thua se për shtatë vite arsyeja pse nuk ishte luftuar krimi ishte se ata 50 policët nuk kishin bërë “pompa” sa duhej. Po Rama nuk mund ta zbatonte ligjin antimafia sepse ndryshe do duhej të vepronte mbi ministrat, deputetët e kryebashkiakët e tij. Me këtë “anti KÇK”, a janë në listën e famshme Tahiri, Xhafaj, ish-deputetët dhe ish-kryebashkiakët e emëruar nga Rama që rezultojnë të dënuar? A do të veprojë KÇK dhe ndaj tyre?

Mund të vëmë bast pa frikë që tani se asnjëri prej tyre nuk do të preket, madje jo vetëm pushtetarët po as bandat e kriminelët e njohur të lidhur me Ramën, nuk do të prekën. Në fakt ajo që po ndodh, është që kriminelët më të rrezikshëm po dalin çdo ditë prej burgjeve e po bëhen gati për fushatën e Ramës. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin është duke larguar Ramën e duke zgjedhur një qeveri që ka vullnetin të luftojë krimin. PD-ja nuk kishte nevojë as për KÇK e as për bjonde me syze të errta në 2005, kur shkatërroi bandat dhe krimin në më pak se një vit pasi erdhi në pushtet. PD dhe aleatët me Bashën kryeministër mbeten prapë sot garancia për luftën me sukses kundër krimit.

Opozita e rrëzon kryeministrin Edi Rama këtë vit, apo zgjedhje do ketë në 2022? Ju patët një dakordësi me mazhorancën. A mund të kemi një dakordësi tjetër, pasi qeveria thotë se nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme tani që reformat janë në kulmin e tyre? Zërat flasin se nuk mund të ketë zgjedhje pa mbaruar Reforma në Drejtësi.

Zgjedhjet e parakohshme nuk i kërkon sot vetëm opozita. Ato janë sanksionuar qartazi dhe në kushtet e Bundestagut por mbi të gjitha janë sot një domosdoshmëri për zgjidhjen e krizës së gjithanshme që sa vjen e përkeqësohet. Ulja në tryezën e Reformës Zgjedhore dhe përcaktimi i afateve precize për mbylljen e saj, synojnë (të paktën nga opozita) pikërisht zhvillimin sa më parë të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale. Rama mund të bëj sikur nuk e sheh krizën në Shqipëri e të vazhdojë të bredhë nëpër botë në rolin e “liderit botëror”, po kjo është të bësh rolin e strucit në fakt. Unë jam i bindur që Rama zgjedhjet nuk do ti dëshironte as në 2022, po çfardo që të bëj, atyre nuk ju shpëton dot. Opozita do të bëjë gjithçka për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe në të njëjtën kohë, parlamentare e lokale. Po ajo që unë e shoh si më të rëndësishme, është që kurdo që të zhvillohen zgjedhjet fitorja e opozitës është e padiskutueshme. Humbja e Ramës është e vendosur tashmë, është një fatalitet.

Presidenti i PE-së, Davide Sassoli, deklaroi që po përpiqet të bind vendet skeptike, të kryesuara nga Franca, që procesi i anëtarësimit duhet të fillojë. Për ju, çfarë duhet të bëjë politika shqiptare që të përligjë këtë mbështetje dhe të kap trenin për çeljen e negociatave?

Jo vetëm Presidenti Sassoli por të gjithë faktorët dhe institucionet europiane, përfshi dhe qeveritë e vendeve anëtare, janë shprehur qartë dhe mëse një herë se e duan Shqipërinë në BE. Pra mbështetja nuk na mungon. Ajo që na mungon është vullneti i qeverisë shqiptare për të zbatuar kushtet e BE-së e ca më keq akoma, drejtimi i kundërt që ka marrë qeveria me detyrimet që ka. Shqipëria vazhdon të përkeqësojë, në vend që ti përmirësojë, parametrat në luftën kundër krimit dhe korrupsionit apo të drejtat dhe liritë qytetarë. Në çdo raport ndërkombëtar, analizë apo konstatim të institucioneve ndërkombëtare këto parametra janë përkeqësuar. Mos harrojmë që vetëm pak ditë më parë, Rama u detyrua të zbythej për të ashtuquajturin ligj “antishpifje” sepse u kërcënua publikisht se kalimi i atij ligji do të përkthehej automatikisht në moshapje të negociatave. Me gjithë metodologjinë e re (e cila në fakt krijon iluzionin e ecjes përpara me hapa, po në fakt e vështirëson integrimin) Shqipëria është e detyruar të plotësojë minimalisht kushtet e Bundestagut për hedhjen e hapave drejt integrimit dhe kushtet e Bundestagut përkthehen vetëm në zgjedhje të lira e të ndershme.

Delegacioni i nivelit të lartë të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, në përfundim të misionit të tij në Tiranë, tha me një gjuhë direkte se 30 qershori nuk garantoi zgjedhjet demokratike dhe nuk i shërbeu pluralizimit në vend. Nga ana tjetër, PD vijon të zbulojë kryebashkiakët e PS që kanë probleme me ligjin. Si do të zgjidhet kjo situatë?

Delagacioni i Autoriteteve Lokale të KiE-së, konfirmoi atë që më parë ishte pasqyruar dhe në raportin e OSBE-ODIHR e që direkt apo indirekt është pranuar nga të gjithë përveç Ramës. 30 qershori e damkosi përfundimisht Ramën si armik të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ai u demaskua sepse jo vetëm zhvilloi një farsë antikushtetuese më 30 qershor por u detyrua që dhe në atë farsë ku garonte me veten, të tregonte se nuk mund të bënte pa përdorur të inkriminuarit e pa vjedhur apo manipuluar. Në këto kushte nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here