Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja në lidhje me plagosjen me thikë të ndodhur në fshatin Shtoj i Ri.
Burime zyrtare thanë se kanë ndaluar autorin e dyshuar, i cili është identifikuar si Agron Begaj.
I plagosur ka mbetur Besnik Idrizi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia Shkodër/ Informacion Paraprak
Me datë 09.02.2020, rreth orës 12:50, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. B. 47 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (Thikë) shtetasin B. I. 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të shpejtë të forcave policore u bë kapja dhe arrestimi autorit të dyshuar
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.